Berisha: Vazhdoni te votoni ndryshimin

28/02/2009 16:10

Kryeministri Berisha ne kuader te turit “Shqiperia po Ndryshon” peruroi fillimin e punimeve per zgjerimin e rruges Plepa- Rrogozhine. (UPDATE)

Shefi i qeverise tha se gjate vitit 2009 do te nisin projektet e medha te mandatit te dyte qe sipas tij do te lidhin Shkodren dhe Vloren me autostrade me 4 korsi, por vecoi dhe disa projekte te tjera te cilat lidhin Tiranen me Tepelenen, Rrugen e Arbrit, Qafe Plloce -Qukes, dhe Fierze- Koman, ne perpjekje per te shkurtuar distancat e levizjes se kapitaleve dhe njerezve.

“Shikoni ate cope autostrade Vlore-Durres se si eshte bere. Kthimi majtas eshte kthim prapa per vendin. Kam besim se do te votoni per ndryshimin e Shqiperise. Kurre ndonjehere emri yne, prestigji yne nuk ka qene me i mire dhe me i madh ne rajon dhe ne bote”, u shpreh Berisha.

Kryeministri preku edhe rritjen e pagave ne shendetsi dhe arsim krahasuar me vitin 2005. Zoti Berisha shprehu besim se qytetaret do te vazhdojne te votojne per ndryshimin e Shqiperise.

Kryetari i qeverise garantoi se qeveria e tij do te jete ne nje perballje te eger me korrupsionin dhe do te mobilizoje ne 4 vitet e ardhshme me shume fonde per rruget, ujesjellsat, kanalizimet, qendrat shendetesore spitalet dhe shkollat.

Top Channel