
Dhenia me detyrim e shenjave te gishtave ka bere te terhiqen nga procesi per pajisje me karta identiteti shume te rinj.
Shqetesimi vjen nga Bashkia e Beratit, ku fenomeni eshte bere shqetesues ne ate mase sa operatoret e qendrave te aplikimit per kartat e reja kane perpiluar nje informacion per autoritetet.
Shume qytetare kane hequr dore nga aplikimi, edhe pse e
kane bere me pare pagesen. Burime prane njesive ku eshte duke u zhvilluar procesi i aplikimit bejne me dije se jane te shumte qytetaret, meshkuj, kryesisht te rinj, te
cilet jane paraqitur prane ketyre qendrave dhe sapo kane mesuar se pjese e procesit te aplikimit eshte edhe dhenia e shenjave te gishtave jane larguar.
Kjo dukuri eshte vene re kryesisht te disa prej emigranteve te rikthyer keto dite ne qytet, ose tek ata qe kane qene dikur emigrante.
Nderkohe, procesi vijon me probleme te shumta ne qytete te ndryshme te vendit. Ne Fier, prefekti eshte detyruar te dale ne televizionet lokale e t’u beje thirrje njerezve te aplikojne, pasi ritmet e deritanishme jane teper te ngadalta.
Top Channel