
Kryetari i opozites, Edi Rama, ne vijim te turit te takimeve ne qytetet te ndryshme te vendit u ndal ne qytetin e Durresit.
Kreu i socialisteve tha se politika e vjeter e ndertuar nga interesat personale dhe klanore dhe qe e ka kthyer qeverisjen sipas tij ne nje loje qe mund te luhet vetem nga politikanet duhet te marre fund.
“Ata ju cojne cdo muajt faturen e afrofeve e pastaj thone se jetoni shume mire; ketu nuk ka pune e ata thone se Shqiperia po zhvillohet me shume se Kina”, u shpreh Rama.
Kryetari i opozites falenderoi pjesemarresit per vullnetin e treguar per t’u bere pjese e ndryshimit te madh.
“Zgjedhjet jane ne udhekryq mes se shkuares dhe te ardhmes. Nuk duhet te fitojne ata qe kane fituar gjithnje edhe kur kane humbur dhe te humbin ata qe gjithnje kane fituar. Ne na duhet nje bashkim i ri qytetaresh dhe jo kryetaresh”, u shpreh Rama.
Kreu i opozites tha se Shqiperia nuk eshte e ndare por eshte e bashkuar permes enderres qe i bashkoi 18 vjet me pare per nje Shqiperi si gjithe Europa.
Kjo enderr sic u shpreh ai kerkon rruge sot per te dale nga mendjet e politikes se vjeter qe po e mbajne peng.
Top Channel