
Ceshtja e nxehte e Jalit ka ndezur nje beteje te ashper mes qeverise shqiptare dhe panelit te inspektimit, ne Banken Boterore. (UPDATE)
Ministri i Financave Ridvan Bode ka akuzuar panelin, se ne ndikime politike dhe interesash te disa ndertuesve shqiptar, manipuloi raportin mbi projektin e shumeperfolur te bregdetit.
“Ky panel i Inspektimit eshte nje departament teresisht i pavarur. Raporti i tij nuk mund te ndryshohet as nga bordi. Do te tentojme qe te marrim nje pergjigje per kete ceshtje”, u shpreh Bode.
Kreu i financave ka publikuar nje leter, te cilen qeveria i ka nisur Bankes Boterore dhe ku i kerkon asaj te nxjerre pergjegjesit, qe sipas Bodes shtremberuan raportin dhe e publikuan ate ne rruge jozyrtare.
“Guvernatorit i eshte percjelle projektraporti i Inspektimit, ndersa me e cuditshem mbetet fakti se si raporti qe ishte konfidencial gjeti driten e botimit fillimisht ne gazetat shqiptare”, u shpreh Bode.
Kredia e bankes mbetet e pezulluar deri ne nje vendim perfundimtar, por qeveria nuk ka nder mend te terhiqet nga projekti
“Ne do t’i kerkojme qe banka te deklaroje qendrimin e saj dhe ne jemi per vazhdimin e projektit. Nese banka do te kerkoje zgjatje kohe, qeveria eshte e gatshme per ta financuar vete projektin”, u shpreh Bode.
Top Channel