Livni refuzon Netanyahun per qeverine e unitetit

27/02/2009 13:05

I ngarkuari per krijimin e qeverise izraelite, Benyamin Netanyahu akuzon Kadiman per prishjen e projektit per krijimin e nje qeverie me baze te gjere.

Sipas tij, partia e ministres se Jashtme, ka refuzuar ftesen. “Mund te arrinim ne nje marreveshje, nese do te ekzistonte vullneti per nje qeveri te unitetit kombetar”, ka deklaruar Netanyahu.

“Por fatkeqesisht, Livni, kryetarja e partise, nuk eshte e disponueshme ne kete moment kaq kritik per Izraelin”, shtoi ai. Netanyahu tha se vendi ka nevoje per nje qeveri te re dhe do ta kete shume shpejt.

Top Channel