Komentet e CIA-s, Argjentina reagon ashper

27/02/2009 09:40

Komentet e drejtorit te CIA-s per ekononime argjentinase kane krijuar pakenaqesi ne qeverine e Buenos Airesit.

Argjentina ka thirrur ambasadorin amerikan per te protestuar ndaj komenteve te Leon Panettes, i cili tha se vendi eshte perfshire nga problemet ekonomike dhe se se bashku me Ekuadorin dhe Venezuelen mund te destabilizohen nga kriza globale.

Ministri i Jashtem Jorge Taiana i cilesoi deklaratat e Panettes nderhyrje te papranueshme ne ceshtjet e brendshme te vendit. Por i derguari amerikan Earl Wayne tha se deklaratat ishin keqinterpretuar.

Panetta tha para gazetareve se nje burim e kishte informuar se duhet pasur kujdes ne Ameriken Latine, pasi disa probleme mund te cenojne stabilitetin ekonomik.

 

Top Channel