Eva Mendes ne rolin e producentes cinike

27/02/2009 19:20

Producente cinike per te regjistruar sa me shume shikues nepermjet nje reality show ku fituesi mbijeton. Ky eshte subjekti i filmit me te ri te aktores Eva Mendes, “Live!” qe pritet te dale ne sallat e kinemase duke filuar qe nga data 6 mars.

Regjisori Bill Guttentag eshte ai qe drejton historine e producentes, e cila eshte e gatshme te sfidoje kedo per te realizuar nje sukses te madh televiziv ne te cilin nje prej personave do te vdese dhe te tjeret qe shpetojne do te cojne ne shtepi nga 5 milione dollare.

“Ky eshte nje film qe kerkon te provokoje nje debat. Nje denoncim ndaj asaj qe sot me duket se nuk eshte shume larg realitetit. Jam e sigurt se diku ne bote ka nje drejtues televizioni qe kerkon te ndertoje nje show te tipit “Live!”. Nuk eshte e larget dita kur te krijohet nje show, ku nje prej konkurruesve te vdese’, shprehet aktorja me origjine kubaneze. 

Top Channel