
Kryeministri Sali Berisha ka nisur fushaten elektorale duke kerkuar vota ne qarkun e Fierit, i dyti per nga madhesia pas Tiranes dhe qe con ne Parlament 16 deputete. (UPDATE)
Ai inauguroi ne Krutje nje rruge me vlere 258 milione leke, qe e lidh ate me autostraden e re, duke deklaruar se shkon para qytetareve me premtime te mbajtura per te ndryshuar Shqiperine.
“Ne po afrohemi drejt mandatit te dyte, me ndryshimin e madh qe i kemi bere Shqiperise. Jam i bindur se ju bashke me mua gjene me te mire qe mund te beni per femijet tuaj eshte te ndertoni rruge dhe shkolla. Ne kemi nevoje per vepra e jo fjale”, ka deklaruar Berisha.
Ne takimin me banoret e Krutjes, nen sloganin “Shqiperia po ndryshon”, kryeministri Berisha komentoi turin e kreut te opozites, Edi Rama, me moton e ndryshimit.
“Ai vendosi te na kritikoje, e falenderojme per kete por dyshimi i tij eshte ndryshkim i zotit Rama. Zoti Rama, mos i ofendo shqiptaret pasi keta te rinj e te reja kane nevoje te jene qytetare te NATO-s dhe s’ke c’ben”, ka pohuar Berisha.
Pas krutjes, kreu i qeverise ndaloi ne Fier per te inauguruar nisjen e punimeve per ndertimin e rruges hyrese te Fierit me vlere 283 milione leke.
Por megjithese ai u fokusua serish tek mandati i dyte qeverises, mediat i kerkuan nje koment mbi raportin e Departamentit amerikan te Shtetit, sipas te cilit qeveria tentoi te kerkonte me shume kontroll mbi institucionet e pavarura si gjyqesori, zyra e prokurorit te pergjithshem dhe mediat. Gjithashtu, ne krye te tij raporti thote se qeveria nderhyri ne hetimin e Gerdecit.
Por sipas kryeministrit Berisha, kritikat ne raport nuk jane te Departamentit te Shtetit, pasi ai citon burime te tjera. “Lexojeni raportin sic eshte. Mediat thone se qeveria ka nderhyre, por keto jane mediat e kontrolluara nga Rama”, ka shtuar Berisha.
Top Channel