
Ministri i Jashtem Lulzim Basha, eshte paraqitur sot ne Gjykaten e Larte ne Tirane, perpara nje Kolegji Penal, qe do te shqyrtoje ceshtjen penale, ne ngarkim te tij nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe abuzim me fondet ne rrugen Durres – Kukes, veper penale kjo, per te cilen prokuroria dyshon se eshte konsumuar ne kohen qe ai ka qene minister i Transporteve. (UPDATE)
Seanca e sotme, eshte nje njohje me akuzen e ngritur nga prokuroria, qe ministri i jashtem Lulzim Basha, e ka refuzuar ta pranoje deri me tani, per shkak se mbrojtja ka verejtur elemente te pavlefshmerise gjate procesit hetimor.
Burime ne Gjykaten e Larte, thone se avokati i zotit Basha ka kerkuar pavlefshmerine e veprimeve hetimore te Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me kete ceshtje.
Pas nje sere procesesh gjyqesore, ne dy shkallet e tjera te gjyqesorit, ne lidhje me pavlefshmerine e akteve proceduriale te ngritjes se akuzes ndaj Bashes, atij i eshte dhene e drejta qe te gjykohet nga nje Kolegj i Gjykates se Larte, per shkak edhe te pozicionit te tij aktual, si nje anetar i kabinetit qeveritar.
Pritet qe Gjykata e Larte te vendose, nese gjykimi ndaj Bashes do te vazhdoje apo jo.
Top Channel