Avokati i Bashes: Te pushoje ceshtja gjyqesore

27/02/2009 12:25

Avokati i ish-ministrit te Transporteve kerkon nga Gjykata e Larte pushimin e ceshtjes per klientin e tij.

“Basha nuk e ka cilesine e te pandehurit. Aktet e njoftimit te akuzes jane te pavlefshme e u rrezuan edhe nga Gjykata e Apelit”, u shpreh Avokati Zef Nikaj.

Avokati pretendon se nuk eshte njohur ne kohe me dosjet, nderkohe qe kerkesa per gjykim ka ardhur ne te njejten dite me to.

Por krejt ndryshe pretendon prokurori i ceshtjes, Arben Kraja, i cili thote se dosjet jane derguar me poste por persona nga Ministria e Jashtme i kane hedhur serish ato para dyerve te Prokurorise.

Pritet qe Gjykata e Larte te vendose, nese gjykimi ndaj Bashes do te vazhdoje apo jo. 

Ministri i Jashtem Lulzim Basha, eshte paraqitur sot ne Gjykaten e Larte ne Tirane, perpara nje Kolegji Penal, qe do te shqyrtoje ceshtjen penale, ne ngarkim te tij nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe abuzim me fondet ne rrugen Durres – Kukes, veper penale kjo, per te cilen prokuroria dyshon se eshte konsumuar ne kohen qe ai ka qene minister i Transporteve.
 

Top Channel