“Gerdeci”, paditesit kerkojne aktet hetimore

27/02/2009 18:30

Ne seancen e radhes, ku familjaret e viktimave te Gerdecit kane paditur prokurorine per t’u dhene atyre aktet hetimore qe kane lidhje me tragjedine ne fjale, prokurori ka pranuar t’u dorezoje paditesve pas nje jave dokumentacionin qe ata kerkojne.

Procesi i drejtuar nga gjyqtari Asim Vokshi kishte disa seanca qe deshtonte per shkak te mungeses se prokurorise, por pas nje proteste para gjykates, seanca u zhvillua.

Prokuroria e Pergjithshme do t’u dorezoje familjareve te viktimave te Gerdecit aktet hetimore mbi shperthimin ne Gerdec, urdherat e leshuara dhe te zbatuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura per municionet dhe transportin e ketyre municioneve.

Por paditesve nuk do t’u jepen materiale te tjera qe jane nen hetim per pisten e trafikut. Sipas juristeve te Mjaft, qe mbeshtet kete proces, keto materiale do t’i bashkangjiten padise civile kunder shtetit shqiptar, ku 17 trashegimtare te viktimave ne Gerdec kerkojne demshperblim per cdo te vrare me shumen e 20 milione lekeve.

Top Channel