Abuzoi me te miturin, burg pa afat 18-vjecarit

27/02/2009 10:50

Gjykata e Shkalles se pare ne Peshkopi ka dhene masen e sigurise per 18-vjecarin, qe abuzoi me nje djale 4-vjecar. Burg pa afat ka vendosur trupi gjykues per Ledion Halilin, i cili akuzohet se ushtroi dhune seksuale ndaj te miturit, kusheri i tij.

Seanca per dhenien e mases se sigurise kryesohej nga gjyqtarja Irena Hoxha. I akuzuari ka pranuar dhunen dhe ka rrefyer detaje ne polici.

Pas shokut te pesuar femija ndodhet ne spitalin e Pediatrise ne kryeqytet, ne gjendje te rende shendetsore dhe psikologjike. Mjeket, te cilet kane trajtuar djalin e dhunuar thone se gjendja shendetesore tij mund te rikuperohet me kalimin e kohes.

Nje vit me pare qyteti i Peshkopise u trondit nga nje skene analoge me autor te riun Shpetim Ziza, i cili pasi perdhunoi nje femije, e vrau dhe zhduku trupin.

Top Channel