
Bashkim Driza edhe njehere tjeter i shpeton drejtesise shqiptare, por kete radhe jo per pergjegjesine e shtetit shqiptar.
Informacionet e sjella nga Uruguaji per institucionet perkatese deklarojne se, 51-vjecari Driza eshte arratisur nga apartamenti i tij i banimit, ku gjendej ne arrest shtepiak ku qendronte ne pritje te ekstradimit drejt Shqiperise.
Ministria e Drejtesise shqiptare konfirmon se kishte derguar brenda 40 diteve, sipas afatit ligjor dokumentat perkates per ekstradimin e Drizes, duke i percjelle nepermjet konsullates shqiptare ne Argjentine, drejt Uruguajit. Por shteti amerikano-latin edhe pse duhet ta mbante nen kontroll per llogari te drejtesise shqiptare, e ka lene ate ne shtepine qe kishte ne pronesi ne Montevideo ne gjendje arresti, nga ku bosi i firmes piramidale Populli ka mundur te arratiset.
Lajmi eshte percjelle pak dite me pare por nuk sqaronte se ne cfare rrethanash Bashkim Driza i ishte larguar policise uruguajane. Tashme interpoli duhet te rinise kerkimin nderkombetar per Drizen, i cili ka me shume se 12 vjet qe arrin t’i shpetoje vuajtjes se denimit qe ka marre ne Shqiperi.
Driza eshte denuar me 16 vjet burg nen akuzen e mashtrimit ne shuma te medha te 304 mije e 240 shtetasve. Shuma qe mendohet te kete pervetesuar Driza nga mashtrimi eshte rreth 9 miliarde leke.
Shqiperia dhe Uruguaji nuk kane marreveshje ekstradimi, por ne baze te konventave nderkombetare ato rane dakort per te ndjekur te drejten e reciprocitetit qe nenkuptonte nderrimin e Drizes me nje shtetas uruguajan te kerkuar dhe te kapur ne Shqiperi. Kjo marreveshje kerkonte afate kohore te gjata dhe qe i kane dhene mundesine nje prej personave me te kerkuar ne Shqiperi ne fushen ekonomiko-financiare per t’u larguar nga vendi ku mbahej i izoluar.
Top Channel