Taksistet e licensuar kane kerkuar nga institucionet shteterore qe te ndalojne punen e taksive informale qe po i cojne drejt falimentimit.
“Informaliteti, jo vetem ne Tirane por ne gjithe Shqiperine eshte 100 per qind. Ne po falimentojme te gjithe sepse po na grabisin. Gjithe vendet e taksive zihen nga mjetet e komunave”, tregon nje taksist.
Bashkia e Tiranes u jep te drejte atyre, por thekson se kapacitetet e saj jane te kufizuara. “Ju keni absolutisht te drejte, por ne nuk mund te zeme te gjitha hapesirat e Tiranes”, deklaron nenkryetari i bashkise, Eduard Shalsi.
Taksistet u shprehen se jane te gatshem te punojne me taksimeter, pasi ata respektojne te gjitha rregullat e shtetit, por duhet te jene institucionet ato qe duhet te luftojne tregun informal.
Top Channel