
Mermere te shkelqyeshem, shatervane plot ngjyra, llampadare prej kristali, xhama te erret, banjo prej alabastre me rubineta te arte…perfekt per te lare duart e perlyera me gjak.
Saddam Hussein bente pikerisht kete lloj jete. Ndertoi nje mbreteri ku kryheshin tradheti, vrasje, perdhunime. Per te hapur dyert e baneses se tmerrshme, vjen tani nje film miniserial i titulluar “Shtepia Sadam”.
Filmi perbehet nga kater seri dhe tenton qe te permbledhe jeten e diktatorit, qe prej marrjes se pushtetit ne vitin 1979 deri ne diten e varjes se tij me 30 dhjetor te vitit 2006.
Nen petkun e diktatorit do te jete aktori izraelit, Igal Naor, i cili sjell ne menyre impresionuese diktatorin irakian, jo vetem si pamje por edhe ne gjestikulacion dhe gjendje psikologjike.
“Saddam ka qene nje prej personazheve me komplekse dhe karizmatike te historise. Per mua ishte nje armik, por nuk e urreja. Qe ne fillim kuptova se duhet te shkoja te kerkoja qenien e tij, te perthithja ate qe ai ndjente dhe mendonte”, tha Naor.
Nje pune e gjate per te gjetur te verteten, permes deshmive direkte te irakianeve, shkrime biografike dhe deri te tekstet e Stalinit dhe Mussolini-t (dy lidere qe Saddam i admironte dhe kerkonte t’i imitonte).
Ne fillim te filmit eshte imazhi i Bushit qe ne televizion ne mars te vitit 2003 jep alarmin qe Hussein duhet te lere Irakun, ndryshe do te kete lufte. E lufta ndodhi!
Me pas, ngjarjet kthehen pas ne kohe, ne veren e vitit 1979, kur Saddam mori kontrollin ne Irak, duke ndeshkuar te gjithe ata qe nuk ishin ne nje linje me te.
Si prove per mbeshtetesit, i urdheroi ata te vrisnin miqte e tyre, ndersa ai vete vrai mikun me te shtrenjte. Nese dora nuk iu drodh kunder tij, imagjinohet se c’ndodh me te tjeret! “Tani ne syte e armiqve te mi, jam me i forte”, komenton vete ai. Me te njejten cinizem vret edhe te vellane e gruas se tij, kur ajo e pyeti e tronditur: Perse? Iu pergjigj fothte: Sajida shko dhe bej pazar!
Nje tiran, i afte ta shkruaje Kur’anin me gjak dhe vetem pak ore me vone te shnderrohet ne babane e perzemert, ne gjyshin e dhimbsur, ne bashkeshortin e vemendshem. Edhe pse ishte plotesisht i pabese ne rolin e fundit. Ne syte e gruas se pare brune Sajida, flirtoi me Samiren e cila me pas u be gruaja e dyte e tij. Gra te bukura, te veshura si ne perendim, te ngarkuara me xhevahire. Hussein ishte baba-pronar qe vendosi per bashkeshortet e vajzave te veta.
Gruaja e vetme, qe duket se nuk ka patur frike kurre nga Saddam, ishte nena e tij. E braktisur nga i shoqi, kur Saddam ishte vetem nje foshnje, u rimartua me nje burre, i cili nuk e deshi kurre djalin e saj.
Ne memorjen e tij ishin ngulitur thelle aktet e dhunes qe kishte perjetuar kur ishte femije dhe keshtu Saddam nuk ngriti kurre dore mbi djemte e tij, Qusay dhe psikopati Uday. Madje ketij te fundit i thote: “Kujton se dhuna eshte nje kalim kohe? Eshte vetem nje instrument. Ne nuk jemi barbare”.
I ndergjegjshem se i perket nje toke antike persa i perket qyteterimit dhe kultures, ai e di fare mire se ka ADN-ne e nje diktatori.
“Iraku eshte nje vend, per te cilin ia vlen te vdesesh”, thote vete ai.
Top Channel