KQZ, 385 kamera per numerimin e votave
26/02/2009 08:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te miratoje sot dy projektvendime te rendesishme.
I pari ka te beje me vendosjen e kamerave dhe funksionimin e tyre prane grupeve te numerimit te votave. Vendimi i dyte parashikon shtimin e stafit te KQZ-se me 458 punonjes te perkohshem.
Kamerat me rezolucion te larte instalohen mbi cdo tavoline numerimi per regjistrimin e vleresimit te cdo flete votimi dhe transmetimin ne kohe reale ne monitore te vendosur perballe vezhguesve.
Nga perllogaritjet e bera, ne te 66 VNV-te do te duhet te ngrihen 385 tavolina numerimi. Pra do te duhen 385 kamera. Cdo kamer do te duhet te lidhet me monitor TV.
Top Channel