Korrupsioni ne burgje, pushon arresti per prokurorin

26/02/2009 13:55

Gjykata e Elbasanit ka pushuar arrestin shtepiak per ish prokurorin Aleksander Plepi, i akuzuar nga Task Force per ushtrim te ndikimit te paligjshem tek persona qe ushtrojne funksione publike.

Ish-prokurori do ta ndjeke procesin e nisur ndaj tij ne gjendje te lire. Ceshtja e Sander Plepit u dergua ne gjykate nga Task Force menjehere pas pergjimeve kur rezultonte se prokurori i Tiranes, ishte implikuar ne nje bisede qe e implikonte per marrje rryshfeti.

Menjehere pas pergjimeve gjykata e kryeqytetit e la ate ne arrest shtepiak, ndersa dosja u dergua per gjykim prane togave te zeza ne Elbasan.

Plepi dyshohet se kishte folur me nje familjar te nje te denuari per t’i marre nje shume lekesh, ne shkembim te uljes se denimit per te , nga bashkeshortja e tij, gjyqtare tek Krimet e Renda.

Top Channel