Jali, Olldashi: BB aprovoi prishjen e ndertimeve

26/02/2009 16:15

Pas deklaratave te se merkures te Bankes Boterore, se nuk ishte ajo qe autorizoi prishjen e ndertimeve ne Jal ka reaguar ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi.

Ministri i Transporteve mohon qe qeveria te kete deklaruar se prishja e ndertimeve u kerkua nga Banka Boterore dhe ka publikuar nje dokument, te vitit 2004, ku sipas tij Banka jep aprovimin per prishjen e ndertimeve.
 
“Ndertesat e prishura, te pakten 12 te tilla ishin pa leje”, u shpreh Olldashi.

Ministri i Puneve Publike ka sqaruar edhe nje here pozicionin e qeverise mbi ate qe ka ndodhur me prishjen e ndertimeve ne Jal.

“Ne asnje rrethane, ne asnje rast, asnje perfaqesues te qeverise shqiptare nuk ka thene qe ndertimet e Jalit jane prishur me urdher te Bankes Boterore. Ne kemi thene se BB dhe projekti kane qene ne dijeni”, u shpreh Olldashi.

Top Channel