Jali, LSI e G99 akuza qeverise

26/02/2009 18:45

LSI dhe G99 kane reaguar sot ndaj skandalit te Jalit, duke bere pergjegjese qeverine per prishjen e shtepive te banoreve.

“LSI kerkon qe Berisha dhe ministrat e tij te japin doreheqejen pasi kane mashtruar lidhur me problemin e prishjeve, duke thene se nuk dinin gje dhe duke ia ngarkuar pergjegjesine Bankes Boterore. Prokuroria nuk duhet te humbase kohe per te zbardhur te verteten”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili.

Ndersa kreu i G99, Erjon Veliaj ka akuzuar kryeministrin Berisha se kontrollon pronat dhe licensat e ndertimit.

“Shteti shqiptar qeveriset fundekrye si te ishte nje feud personal mesjetar, ku kryeministri shperndan prona e licensa si te ishin te tijat”, eshte shprehur Veliaj.

Top Channel