Durres, PD e PS po punojne per listat e fushaten

26/02/2009 12:10

Qarku i Durresit eshte zona ku lufta elektorale ka per te qene shume e forte per zgjedhjet e 28 qershorit. Dy partite e medha ende nuk kane zgjedhur kandidatet e tyre per kete qark, por nderkohe po punojne per pergatitjen e fushates dhe zgjedhjeve.

Listat, kartat e identitetit jane disa nga shqetesimet kryesore te kryesocialistit te Durresit, Gazmir Bizhga.

“Partia Socialiste e ka perfunduar procesin e organizimit dhe eshte gati per te hyre ne sfiden e ardhshme zgjedhore. Ende nuk kemi perzgjedhur kandidatet, po sigurisht qe ata do te jene figura publike. Shqetesim mbetet pajisja e qytetareve me karta “, u shpreh kryetari i PS-se, Bizhga.

Ndersa kryetari i Partise Demokratike ne Durres, Armand Teliti, thote se forca e tij politike do te marre shumicen e deputeteve ne Durres. Kjo force politike ka shumicen e deputeteve nga zgjedhjet e kaluara ne kete qark.

“Ne vijme ne kete fushate me nje permbyllje te procesi te brendshem. Besojme se do te kemi nje fitore te madhe ne Durres, ashtu sikurse ndodhi edhe ne 2005”, u shpreh Teliti.

Durresi do te perfaqesohet ne parlament me 13 deputete dhe eshte nje nga zonat qe pas Tiranes dhe Fierit ka numrin me te madh te zgjedhesve.

Top Channel