Droga meksikane, arrestime ne tre shtete ne SHBA

26/02/2009 12:15

Nje vale arrestimesh jane kryer gjate nje operacioni te gjere te autoriteteve, kunder kartelave meksikane te droges.

Nga maji i vitit 2007 jane arrestuar 755 persona. 52 arrestimet e fundit u kryen mbremjen e kaluar ne Kaliforni, Maryland e Minesota dhe ne shenjester te tyre ishte karteli Sinaloa, nje nder me te fortet ne Meksike, ku lufta per kontrollin e tregut ka shkaktuar 6000 viktima gjate vitit te kaluar.

Uashingtoni ka shprehur shqetesim se aktet e dhunes mund te mberrijne edhe ne SHBA.

Top Channel