Diplomat gati, pritet pelqimi i studenteve

26/02/2009 08:35

Modeli i diplomave te reja ne perputhje me sistemin e Bolonjes eshte gati ne rektoratin e Universitetit te Tiranes.

Ai u eshte derguar per shqyrtim edhe studenteve, te cilet do te lejohet qe te shprehin sugjerimet e tyre per formen dhe permbajtjen e ketyre diplomave te reja, pas kundershtimeve dhe protestave per modelin e meparshem.

“Ne perputhje me udhezimin e ri te Ministrise se Arsimit dhe standardet e Bolonjes, UT ka pergatitur nje format fillestar te diplomave, e cila u eshte derguar edhe studenteve, me qellim qe edhe ata te japin sugjerimet e tyre per formen dhe permbajtjen”, deklaroi rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule.

Sipas tij, ky format paraprak i diplomave te reja te ciklit te pare te studimeve, se bashku me suplementin qe i bashkengjitet, jane hartuar ne perputhje te plote me udhezimin e fundit te derguar prane universiteteve
publike ne vend. Ky udhezim shfuqizoi ate te meparshmin, i cili u kundershtua ashper nga studentet qe kerkuan
ndryshimin te disa elementeve te modelit te diplomes, por ne menyre te veçante faktin se mungeses se titullit te
studimeve ne te.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB