Bregu: Aplikimi ne BE brenda presidences ceke

26/02/2009 21:40

Ministrja e Integrimit, Majlind Bregu ka konfirmuar ne emisionin “Top Story” se Shqiperia do aplikoje brenda presidences Ceke per vendin kandidat ne BE.

“Une nuk mund te them daten e sakte per kete gje sepse ekskluziviteti i perket kryeministrit, por e sigurt eshte qe do aplikojme brenda mandatit cek”, theksoi Bregu, sipas se ciles, ministri i Jashtem, Lulzim Basha, kete lloj pergjigje e ka dhene edhe gjate takimit me komisionerin per Zgjermin, Oli Rehn.

”Te gjithe politikanet shqiptare kane deklaruar se ne kete proces, me rendesi nuk eshte data por qe procesi te jete vital. Presim qe MSA te hyje ne fuqi. Me shume se teknik, ky eshte nje proces politik. Nuk kemi se cfare te presim me. Kandidimi gjate pres franceze ishte i pamundur, pasi Franca kishte deklaruar se nuk ishte prioritet i saj zgjerimi”, nenvizon ministrja.

Ne vijim te diskutimit, ajo pranoi se BE po kalon dy kriza, ate ekonomike dhe me Traktatin e Lisbones, por shtoi se Shqiperia nuk nuk mund te bllokoje aplikimin per keto shkaqe. “Ky proces eshte politik qe mbahet peng edhe nga politikat e rajonit. Nuk ka “jo” ndaj Shqiperise sot nga vendet anetare te BE-se”, qarteson Bregu.   

Top Channel