
Ka tentuar te beje interesantin, duke sajuar nje histori ku pleksej Interpoli dhe kusheriri i tij i arratisur bujshem nga burgu i Koridhalose ne Athine, por eshte arrestuar per deshmi te rreme dhe armembajtje pa leje.
Nje 44-vjecar, banor i fshatit Pashalli te Ures Vajgurore ka perfunduar ne prangat e policise pasi ka sajuar nje histori te rreme, madje duke qelluar dhe objektin qe ruante. Rizai, roje i servisit “Beshiri” ne fshatin Poshnje, pasi ka kerkuar ndihmen e policise duke ngritur alibine e rreme se ishte qelluar prej disa personave qe ishin paraqitur si efektive te Interpolit dhe qe kerkonin kusheririn e tij, Alket Rizai.
Arifi dhe pronari i servisit ku ai punonte jane munduar ne polici te mbrojne historine e sajuar prej te parit, por nga provat e gjetura ne vendngjarje, ekspertet e policise vertetuan se gjithçka ishte sajuar, perfshire edhe te shtenat me arme gjahu ne drejtim te servisit ku punonte kusheriri i te arratisurit te famshem, Alket Rizai.
Arif Rizai eshte arrestuar per deshmi te rreme dhe armembajtje pa leje.
Top Channel