Abuzimi me femijen, kerkohet denimi maksimal

26/02/2009 15:00

Femija vetem 4 vjec, i cili u abuzua nga nje kusheriri i tij 18 vjec, eshte sjelle ne spitalin e pediatrise ne gjendje te rende shendetsore dhe psikologjike.

I shokuar dhe i irrituar, babi i vogelushit, i cili ka mberritur me urgjence nga Greqia kerkon qe drejtesia te tregohet e pameshirshme ndaj kusheririt te tyre qe mban te njejtin mbiemer.

 “Kerkoj nga drejtesia burg te perjetshem per autorin. Nuk kemi degjuar kurre me pare nje rast si ky”, u shpreh babai Iliaz Halili.

Te afermit e familjes Halili e kane degjuar te gjithe historine nga goja e vogelushit 4-vjecar, i cili ka fiksuar cdo skene dhe me pas kur autori e ka lene te gjakosur para portes se shtepise ai ia ka treguar te emes. Xhaxhai i femijes shprehet tejet i revoltuar.

“Pasi morem vesh lajmin beme c’ishte e mundur qe ta sillnim urgjent ne Tirane. Tani ne kerkojme denimin maksimal per autorin, pasi cdo gje ka marre fund”, thote xhaxhai, Rruzhdi Halili.

Mjeket, te cilet kane trajtuar femijen e dhunuar thone se gjendja shendetsore tij mund te rikuperohet me kalimin e kohes.

Ceshtja po ndiqet nga mjekesia ligjore, nderkohe qe autori i ngjarjes eshte i arrestuar ne komisariatin e policise se Peshkopise.

Nje vit me pare qyteti i vogel i Peshkopise u trondit nga nje skene analoge me autor te riun Shpetim Ziza, i cili pasi perdhunoi nje femije e vrau dhe zhduku trupin.
 

Top Channel