Pranga 11 bullgareve, trafikonin te mitura ne Itali

25/02/2009 14:05

Transportonin ilegalisht ne Itali vajza te mitura bullgare dhe i shisnin per 10 mije euro. 11 shtetas bullgare perfunduan ne pranga gjate nje aksioni te policise italiane, ne bashkepunim me policine bullgare.

Vajzat pas shitjes ktheheshin ne skllave dhe detyroheshin te vidhnin ne Rome dhe qytete te tjera. 10 prej te arrestuarve u ndaluan ne Bullgari, ndersa hetimet kishin nisur disa vjet me pare, pas sinjalizimeve per zhdukjen e 18 vajzave.

Hetimet dokumentuan aktivitetin e nje bande bullgaresh te etnise rome, qe i blinin vajzat per 1 mije euro dhe e pas ia shitnin nje grupi kriminal, qe i shfrytezonte. Familjeve te tyre u premtoheshin martesa, qe do t’u ndryshonin jeten.

Vete viktimat e ketij trafiku, pas lirimit kane shpjeguar se familjaret i kane dorezuar vete tek kriminelet.
 

Top Channel