Pekin, tre kineze i vene flaken vetes
25/02/2009 10:25
Tre persona i kane vene flaken vetes ne kryeqytetin kinez, Pekin.
Media shteterore njoftoi se ngjarja kishte ndodhur prane nje qendre tregtare te populluar, disa qindra metra larg sheshit Tiananmen.
Tre personat ishin ulur ne makinen e tyre te parkuar ne nje kryqezim te rrugeve Changan Jie dhe Wangfujing, ne momentin qe kane vene zjarrin.
Sipas agjencise se lajmeve Xinhua, nuk ka informacione per gjendjen e tyre shendetesore dhe as per motivet e ngjarjes.
Sot festohet Viti i Ri tibetian dhe me kete rast organizatat per autonomine e Tibetit kane shpallur dite zie per viktimat e manifestimeve antikineze te vitit te kaluar.
Top Channel