Femijet e Policanit, Barka deshmon ne prokurori

25/02/2009 08:30

Prokuroria e Rrethit te Beratit thirri per te deshmuar ne cilesine e deshmitarit ne lidhje me ceshtjen e Qendres se Femijeve te Ngujuar te Policanit ish-ministrin e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka.

Barka ka qene i thirrur nga prokuroria ne lidhje me hetimet qe ky organ ka shtrire deri ne kete ministri, e cila ne ate kohe eshte drejtuar nga Barka ne lidhje me fondet e akorduara per qendren e femijeve te ngujuar dhe administrimin e tyre.

Ish-kreu i ministrise ka qendruar per kater ore dhe ka dhene shpjegime ne cilesine e deshmitarit per qellime hetimesh per sasine e fondeve qe kjo ministri ka akorduar per kete qender dhe kohen e akordimit te tyre. Ai eshte pyetur rreth menyres se funksionit te kesaj qendre, fondeve te akorduara per te, menyren e thithjes se tyre etj.

Kosta Barka duke dale nga organi i Prokurorise Berat ka pohuar per çeshtjen se “ka nje prapavije politike qe ushqehet me atavizma”.

 

Top Channel