CNN: Disa pasagjere jane gjalle

25/02/2009 11:35

Disa pasagjere kane vdekur, disa jane te plagosur dhe disa ende te gjalle.

Ky eshte prononcimi i pare qe vjen nga aeroporti i Schipol ne Amsterdam te Holandes, ku nje avion i kompanise “Turkish Airline” u rrezua vetem disa minuta me pare, ben te ditur CNN. 

Nderkohe mediat turke per momentin flasin per 50 te mbijetuar, nga 135 personat qe mendohet te kene qene ne avion.

BBC raporton se nje person ka vdekur dhe 20 te tjere rezultojne te plagosur, por pritet qe bilanci i viktimave te rritet.

Imazhet e fundit te percjella nga agjencite e lajmeve  tregojne se avioni eshte ndare ne tre pjese.

Mesohet se nuk ka gjurme flakesh ne mjetin e rrezuar. Avioni u perplas ne toke, ndersa perpiqej qe te ulej ne aeroportin e Amsterdamit.

Zona ne te cilen eshte rrezuar avioni ndodhej prane nje rruge me trafik dhe shume persona e kane pare skenen. Disa prej deshmitareve treguan se kishin pare disa prej pasagjereve te dilnin nga te carat e tij.

Ne vendin e ngjarjes kane mberritur helikoptere dhe forca zjarrfikese. 

 

Top Channel