Rama: Partite percane njerezit

24/02/2009 12:00

Dhenia e certifikatave te pronesise te gjithe bujqeve e fermereve ishte nje nga ceshtjet qe kryetari socialist, Edi Rama, diskutoi me vullnetaret e ndryshimin ne qytetin e Burrelit.

Duke thene se bujqit e fermeret jane bujkrober ne tokat e tyre, Rama shtoi se do kjo situate paradoksale duhet te marre fund sepse frenon rritjen e sektorit te bujqesise.

Rama tha se te gjitheve do t’u jepet certifikata e pronesise mbi bazen e ligjit 7501.

“Ata te Ministrise se Bujqesise thane se e kane mbyllur punen e dhenies se certifikatave te pronesise. Ku i kane bujqerit dhe fermeret certifikatat e pronesise. Ata vazhdojne punojne token dhe nuk kane nje cope leter qe te tregojne se jane zoter te saj”, u shpreh Rama.

Duke vene theksin ne domosdoshmerine e nje bashkimi te ri, Rama tha se per 18 vjet njerezit e thjeshte mbeten te zhgenjyer nga vota qe dhane, pasi nuk u jane zgjidhur hallet e perditshme. Ai eshte ndalur ne faktin se ne 18 vjet partite kane luajtur me fatin e njerezve.

“Perca dhe sundo, shko fshat me fshat dhe nxit armiqesine mes atij qe t’i jep votat dhe atij qe nuk t’i jep. Ndaji njerezit sa te mundesh dhe sundo; 18 vjet e njejta histori. Ne nuk mund te lejojme qe keto plage te thellohen duke prekur te ardhmen e femijeve tane”, u shpreh Rama.

Eshte koha, tha Rama, qe askush mos kursehet per t’i dhene politikes permasat e endrrave dhe shpresave te njerezve te thjeshte qe zgjedhin e per te ndryshuar sjelljen e rezultatet e atyre qe zgjidhen.

Top Channel