Paris, lirohen 5 ish-te burgosur te Guantanamos

24/02/2009 19:30

Nje gjykate ne Paris liroi 5 ish-te burgosur nga Guantanamo, pasi vendosi se denimi i tyre ishte dhene ne baze te provave te marra ne menyre te jashteligjshme gjate qendrimit ne kampin famekeq.

Agjentet franceze i kishin marre ne pyetje te burgosurit pikerisht gjate qendrimit te tyre ne kampin-burg ne gjirin e Kubes.

“Ne nuk mund te pranonim qe marrja ne pyetje ne nje territor te huaj te ishte ne kundershtim me konventat nderkombetare”, tha avokati i njerit prej ish-te denuarve.

Te 5 burrat ishin denuar me nga nje vit burg ne 2007-en, pasi u kthyen ne France ne saje te nje marreveshjeje mes Parisit dhe Uashingtonit.

Ata thone se gjate qendrimit ne Guantanamo, pohimet per aktivitet terrorist iu moren me ane te tortures. Tani, hapi tjeter i tyre do te jete kerkesa per kompensim, per kohen qe kaluan ne burg.

Top Channel