Kandidimi ne BE, Shqiperia duhet te prese

24/02/2009 17:35

Takimi i Shqiperise me trojken europiane ne Bruksel ka rikonfirmuar deklaraten e Komisionit Europian se Shqiperise i duhet te shtyje edhe per disa muaj, ndoshta pertej presidences ceke, qe perfundon ne qershor, aplikimin  per statusin e vendit kandidat te Bashkimit Europian.

Ministri i Jashtem cek, Karel Shvarcenberg, vendi i te cilit mban presidencen e radhes se Bashkimit Europian, deklaroi ne konferencen e perbashket per shtyp me ministrin e Jashtem Lulzim Basha se kriza ekonomike boterore ka krijuar nje klime jomiqesore.

Me kete vleresim, ministri Shvarcenberg iu referua pozicionit te Malit te Zi, i cili e beri kerkesen ne fund te dhjetorit, por qe nuk arriti te merrte te henen miratimin e Keshillit per vazhdimin e procedurave ne Komision.

“Ne kete kohe krize ekonomike ekziston nje gjendje skpetike brenda Bashkimit Europian, qe duhet konsideruar nje realitet. E konsideroj pa fat Malin e Zi qe e prezantoi kerkesen per aplikim ne kete kohe, pasi per momentin nuk kemi nje klime shume miqesore dhe ndoshta do te ishte me mire ta kishte bere ne nje kohe tjeter. Por tashme ata e kane dorezuar kerkesen per aplikim”, ka deklaruar Shvarcenberg.

Por cfare i sugjeron presidenca ceke Shqiperise? A e konsideron ajo realiste deshiren e Shqiperise per te aplikuar brenda qershorit? Pergjigjia e ministrit te Jashtem Shvarcenberg eshte domethenese.

“Nuk ka asnje dyshim se presidenca ceke dhe ajo pasuese, suedeze, qe te dyja jane favorite per zgjerimin e Bashkimit Europian me te gjithe Ballkanin perendimor. Nga ana tjeter, e rikonfirmoj solemnistsht se Shqiperia eshte e ftuar per t’u bere anetare e Bashkimit Europian. Por, per shembull, nese t’i do te me ftoje mua ne shtepine tende dhe une e pranoj kete, papritur, kur une po i bie zles se shtepise tende, tubacioni i ujit ka shperthyer dhe shtepia jote eshte permbytur. Ne kete moment, t’i nuk do te ishe aq miqesor sa do te ishe ne nje situate normale. Dhe, tani, kriza ekonomike eshte si nje shtepi e permbytur per Bashkimin Europian”, ka nenvizuar shefi i diplomacise ceke duke iu drejtuar gazetareve.

Per Shqiperine, ne fakt pergjigjia nuk eshte befasuese, edhe pse ka nje premtim nga kryeministri Berisha se aplikimi do te behet brenda presidences ceke. Ministri i Jashtem Basha e pranon se momenti eshte kritik, por nuk jep asnje kohe te sakte per aplikimin, i cili per Shqiperine koincidon edhe me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Nje kusht kyc per te ardhmen e Shqiperise ne BE”, sic vlereson vete Bashkimi Europian.

“Sigurisht, ne nuk jemi indiferente per rrethanat ekzistuese ne Bashkimin Europian, si per situaten e brendshme, ate ekonomike dhe disa rrethana te tjera qe kane sjelle hezitime ne BE. Megjithate, detyra ime sot ketu ishte te informoja homologet per hapat qe Shqiperia ka bere perpara. Me domethenese eshte finalizimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet, zbatimi solid i marreveshjes se ndermjetme, stabiliteti politik dhe reformat konsensuale qe kemi ndermarre. Bazuar ne keto te dhena, ne do te vazhdojme bashkepunimin e ngushte me Pragen, me presidencen ceke, per te ndermarre hapin tjeter”, ka deklaruar Basha. Por kur do te ndodhe kjo? “Ju do ta merrni vesh sapo te vendoset qe kjo te behet publike”, ka saktesuar ai per gazetaret.

Top Channel