France, masaker ne nje familje, vriten 3 te mitur

24/02/2009 18:15

Tre femije te vrare me thike, babai i tyre qe i ve flaken vetes dhe mamaja qe plagoset rende. Ngjarja tragjike, ende e pazbardhur mire nga policia, ka ndodhur ne Loret te Frances.

Forcat e rendit, te njoftuara nga nje fqinj qe kishte degjuar klithmat e gruas, kane shtangur kur kane gjetur te vrare dy binjaket 14 muajsh dhe motren e tyre 4 vjece.

Agjentet me pas kane gjetur kufomen e te atit, pothuajse e paidentifikueshme nga flaket, dhe te emen 34 vjecare qe ndodhet ne fund te jetes. Hetuesit jane ende duke mbledhur te dhena per zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel