“Nderi i Kombit” per artistin e madh Luk Kacaj

24/02/2009 14:15

Luk Kacaj, kengetari dhe muzikanti i madh shqiptar eshte nderuar mbreme me nje koncert te organizuar ne Akademine e Arteve, e ku ka marre pjese edhe kreu i shtetit Bamir Topi, pervec personaliteteve nga fusha e kultures, artit apo edhe politikes.

Sipas biografise jozyrtare, Kacaj i lindur ne Bajze te Kastratit, do te shkelqente ne te gjitha skenat ku ai performoi.

Kadare thote se e pat kuptuar heret se Luk Kacaj ishte larg realitetit shqiptar. Artisti ishte i perndjekur prej sistemit komunist.

Nje prej ish-te persekutuarve te regjimit, Spartak Ngjela, tha se Kacaj eshte nje vlere e kalibrit nderkombetar, ndersa kreu i shtetit, Bamir Topi vleresoi se artisti ishte nje prej kualiteteve historike te kombit shqiptar.

Kacaj mori titullin “Nderi i Kombit” pas vdekjes, nderkohe qe familjaret shprehen emocionet e tyre per vleresimin e bere artistit te madh, Luk Kacaj.

 

Top Channel