Zgjedhjet, provim per ne BE

23/02/2009 19:30

Komisioni Europian ka zbehur disi shpresat e Shqiperise, e cila kishte planifikuar te paraqiste zyrtarisht kerkesen per kandidim brenda presidences ceke, pra deri ne fund te qershorit.

Ministri i Jashtem Lulzim Basha e ka diksutuar kete ceshtje ne Bruksel gjate nje takimi me komisionerin per Zgjerimin Oli Rehn.

Por megjithese njoftimi zyrtar i Ministrise se Jashtme nuk jep detaje per kete, zedhenesja e komisionerit Rehn e lidhi ceshtjen e aplikimit te Shqiperise me dy faktore, permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit, ku vend kryesor zene kushtet politike dhe me zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve nderkombetare.

“Qeveria shqiptare ka bere nje zgjedhje te zgjuar qe nuk nxitoi me kerkesen per aplikim per anetaresim per ne Bashkimin Europian. Ne ftojme qeverine qe te koordinoje kete veprim me presidencen, shtetet anetare dhe me Komisionin. Nga ana tjeter, garantimi i pergatitjes dhe zhvillimit te duhur te zgjedhjeve parlamentare te 2009 sipas standarteve nderkombetare perben nje kusht kyc per progresin e metejshem te Shqiperise ne rrugen e saj drejt Bashkimit Europian”, ka deklaruar Kristina Nagi.

Ne takimin mes komisionerit Rehn dhe ministrit te Jashtem eshte diksutuar edhe per ligjin e lustracionit, pezullimi i te cilit nga Gjykata Kushtetuese eshte pershendetur prej Komisionit Europian.

Nje qendrim me te qarte per paraqitjen e kerkeses se Shqiperise per anetaresim, Bashkimi Europian pritet ta mbaje te marten ne mesidte, pas takimit te ministrit Basha me trojken europiane.

Top Channel