Withers: Policia, kujdes ne trajtimin e qytetareve

23/02/2009 11:45

Ambasadori amerikan, John Withers, ka kerkuar nga punonjesit e policise qe te jene me te kujdesshem ne trajtimin e qytetareve.

“Policia duhet te tregoje maturi ne vendimet per perdorur forcen ndaj qytetareve, nese keta te fundit kundershtojne”, u shpreh Withers, gjate nje vizite ne Akademine e Rendit.

Kryediplomati amerikan shtoi se “sistemi qe kemi dhuruar ka qellim qe te trajnoje oficeret e policise ne ndermarrjen e vendimeve per perdorimin e forces dhe armeve ne situata kritike”.

Top Channel