Spoti per Euronews, Pango e prezanton

23/02/2009 11:35

16 milion leke eshte kostoja per realizimin dhe transmetimin spotit turistik, i cili do te transmetohet 100 here ne Euronews.

Ministri i Kultures dhe i Turizmit, Ylli Pango tha se ky spot, transmetimi i se cilit ka nisur qe sot ne oren 10: 40 minuta dhe pritet te sjelle me shume turiste te huaj ne Shqiperi

“Spoti ka gati gjysmen e vleres se spotit te CNN. Promovimi i kesaj natyre eshte nder mjetet kryesore qe ne te mbajme numrin e vizitoreve. Duam vizitore edhe nga vende te tjera dhe jo vetem nga rajoni”, u shpreh Pango.

Ky spot do te transmetohet gjate muajit shkurt dhe mars, me disa nderprerje dhe me pas do te vijoje deri me 7 prill. Ministri i Kultures tha se eshte zgjedhur Euronews per transmetimin e ketij spoti, pasi shikueshmeria e ketij kanali eshte me e larte se ne CNN.

Top Channel