Indonezi, muze per tsunamin e vitit 2004

23/02/2009 18:55

Nje muze per perkujtimin e tsunamit qe perfshiu Azine ne vitin 2004 eshte hapur ne provincen indoneziane te Aceh.

Muzeu eshte projektuar si nje qender simbolike per te kujtuar katastrofen dhe sherben edhe si nje qender arsimore.

Gjithashtu, ai do te mund te perdoret edhe si strehe ne rast te nje tsunami tjeter. Provinca e Aceh ishte shtepia e gjysmes se 240 mije viktimave qe humben jeten ne kete katastrofe.

Ndihma financiare qe u dha pas demeve kolosale ishte me e madhja ne histori. Te gjitha parate jane shpenzuar per ndertimin e me shume se 130 mije shtepive dhe mijera kilometrave rruge, si dhe per ura e shkolla.

Top Channel