Berisha: Zgjedhjet, testi pas anetaresimit ne NATO

23/02/2009 17:30

Nje takim i parlamentareve te rajonit, tani, kur dy prej vendeve Shqiperia dhe Kroacia, pritet te behen anetare me te drejta te plota ne NATO ka risjelle konfirmimin e Shteteve te Bashkuara se ne samitin e prillit Shqiperia do te behet anetare me te drejta te plota ne NATO. (UPDATE)

Por vlerat qe duhet te percjellin brenda aleances keto dy vende ky eshte vetem fillimi.

“Presim qe Shqiperia dhe Kroacia te vijojne hapin e reformave te tyre”, u shpreh ambasadori amerikan, John Withers.

Prova e pare, por me madhe per Shqiperine pas samitit te prillit, eshte zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per kryeministrin Sali Berisha arritja e ketij standarti eshte sfida kryesore.

“Bashke me opoziten ne kemi ndermarre reformen ne drejtesi, reforma te medha dhe kushtetuese. Qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per zgjedhjet me te mira qe qeveria ka bere ndonjehere”, u shpreh Berisha.

Ndersa kryeparlamentarja Topalli, e cilesoi kete etape si nje fillim te ri per vendin.  

Megjithese ne etapa te ndryshme te procesit, Sekretari i Pergjithshem i Asamblese parlamentare te NATO-s, Deivid Hobs, i ka njohur merita te vecanta deputeteve te vendeve te rajonit per mbeshtetjen qe u kane dhene reformave.

Top Channel