Berat, zgjedhjet ne PD, balotazh

23/02/2009 12:00

Dega lokale e Partise Demokratike ne Berat ka nisur procesin e zgjedhjeve te drejtuesve te rinj lokale i cili nuk mundi te mbyllej dje per shkak se dy kandidate nuk kane mundur te marrin votat e mjaftueshme.

Per kete arsye eshte vendosur qe te behet nje votim i dyte pas balotazhit te djeshem.

Ne gare ishin 4 kandidate por ne fund u vendos qe Shkelqim Hysa dhe Arenc Berati te perballen serish mes tyre ne votim. Votimi i djeshem eshte shoqeruar edhe me reagimin e disa prej anetareve te deges lokale te Partise Demokratike per mosaprovimin e disa prej kandidaturave te shpallura. Gjithashtu verejtje ka patur edhe per procedurat e zhvilluara.

Top Channel