PS: Shtet per te gjithe

22/02/2009 15:20

Turi i kryetarit te opozites Edi Rama me rrjetin e vullnetareve ne qytete te ndryshme te vendit ndali ne zonen jugore te vendit, ne Erseke. Ne kete fushate paraelektorale, shefi i socialisteve nenvizoi nevojen e nje politike te re qe jep arsye per bashkim dhe jo per ndasi.

Rama perballe te rinjve kolonjare tha se njerezve te thjeshte nuk u intereson se kush qeveris, po rezultatet e qeverisjes.

“Kam takuar me dhjetra mijera ne te gjithe Shqiperine dhe kushtet e renda te jeteses se tyre, fatet e familjeve te tyre te kercenuara nga plaget e renda ekonomike dhe sociale, mua me kane bindur se Shqiperia reale qendron pertej se majtes dhe te djathtes”, eshte shprehur Rama.

Kryetari i opozites premtoi se nese aleanca progresiste fiton zgjedhjet do te ndertoje shtetin e te gjitheve dhe mundesite per punesim do te jene te barabarta si per te majtet ashtu dhe per te djathtet.

“Njerezve u duhet nje shtet i paanshem qe nuk eshte as i socialisteve dhe as i demokrateve dhe cdokush duhet te mare ate qe meriton pavaresisht kujt partie i perket”, tha ai.

Fitorja e zgjedhjeve politike te 28 qershorit nuk do te sherbeje per te larguar nje pale ministra dhe per te ngjitur ne kolltuk disa te tjere po per te ndertuar nje shtet teresisht ne dispozicion te qytetareve me qellim permbylljen e tranzicionit 18 vjecar ne vend.

Top Channel