Topi i ftuar ne Sanremo

21/02/2009 18:20

Edicioni i 59-te i Sanremos, festivali me i madh i muzikes italiane, do te kete sonte si te ftuar special te prezantuesit Paolo Bonolis dhe autoriteteve te Ligurias, presidentin e Republikes Bamir Topi.

I shoqeruar nga zonja e pare Teuta Topi, kreu i shtetit shqiptar do te ulet ne radhen e te ftuarve te nderit per te ndjekur naten finale te Sanremos, qe ka arritur mbreme nje audinece rekord prej 14 milione shikuesish ne Itali.

Per Bamir Topin kjo nuk eshte hera e pare qe ndjek festivalin e Sanrmeos nga teatri Ariston. Mediat italiane kane zbuluar se 20 vjet me pare, kur Bamir Topi kryente ne Itali studimet pasuniversitare, ka siguruar nje bilete per ne Sanremo, duke realizuar keshtu nje deshire per shqiptaret e asaj kohe, te cilet mblidheshin ne mbremje para ekranit te vogel, per te qene per disa ore pjese te kultures perendimore, ndersa ne Gjermani sapo kishte rene muri i Berlinit.

Por perpara se te marre pjese ne festivalin e Sanremos, presidenti Bamir Topi i eshte pergjigjur fteses zyrtare per takime nga autoritetet me te larta te rajonit te Ligurias, ku te dyja palet kane rikonfirmuar bashkepunimin e ngushte dhe miqesine mes dy vendeve.

Nje vlere kjo qe behet me e forte edhe per shkak te shume shqiptareve qe punojne dhe jetojne ne Itali. Me shume prej tyre presidenti Topi bisedoi gjate nje takimi te zhvilluar ne Xhenova, ku ndodhen rreth 18 mije shqiptare.

Perfaqesuesit e kesaj bashkesie kane biseduar perzemersisht me presidentin Topi, duke u interesuar vecanerisht rreth zhvillimeve ne Shqiperi, reformat qe po kryhen dhe per perspektiven europiane te vendit.

Top Channel