Rrezimi i monumentit te Hoxhes, dekorohen protagonistet

20/02/2009 11:15

20 shkurti do te mbahet mend gjate ne histori, sepse ne kete date, 18 vjet me pare mijera vete ne sheshin “Skenderbej” dhe miliona te tjere nepermjet te televizionit pane rrezimin e simboleve komuniste.

20 shkurti i vitit 91 ishte e merkure. Rregullisht qe prej disa ditesh, ne qytetin Studenti tiranasit mbeshtesnin studentet ne greve urie.

Ata kerkonin heqjen e emrit te Enver Hoxhes nga Universiteti.

Rreth mesdites se 20 shkurtit, aktorja Rajmonda Bulku u beri thirrje nenave dhe motrave, sic tha ajo atehere, te dilnin te shesh. Turma u derdh ne disa drejtime.

I diplomuar shkelqyeshem per inxhinieri elektronike, Saimir Maloku, kishte bere burg pse shpiku kanocen e famshme, qe hapte kanalet e huaja televizive.

Bashke me ish-te perndjekur te tjere, ata kishin planifikuar prej disa kohesh hedhjen e monumentit. Turma dhe aktore te tjere qe hyne ne skene me 20 shkurt, e bene me te thjeshte kete qellim.

Nje pjese e protagonisteve jane te pranishem ne Pallatin e Brigadave. Presidenti i Republikes Bamir Topi ne prani te perfaqesuesve diplomatike, Komitetit Shqiptar te Helsinkit dhe drejtuesve te komuniteteve fetare, i dekoron nje nga nje.

Top Channel