Pasagjeret e linjes ajrore RyanAir mund te telefonojne edhe gjate fluturimit. Fale bashkepunimit me kompanine telefonike OnAir, shoqeria irlandeze e fluturimeve low cost ve ne dispozicion te klienteve te saj nje sherbim te telefonise se levizshme ne 22 avione, qe udhetojne rreth Dublinit.
Brenda nje viti e gjysme sherbimi do te zgjerohet per gjithe floten me 170 avione. Telefonat e pasagjereve do te jene te lidhur me nje rrjet celular ne bord, qe lidhet me token permes satelitit.
Ata mund te telefonojne, t’u pergjigjen thirrjeve, te dergojne mesazhe, apo te kontrollojne posten elektronike. Thirrjet do te kushtojne 2-3 euro per minute, ndersa nje sms 50 cent. Tarifa per nje e-mail arrin ne 1,50 euro.
Vitin e kaluar Komisioni Evropian miratoi nje pakete masash, qe u lejon biznesmeneve, menaxhereve dhe udhetareve te marrin ne telefon, cojne sms dhe kontrollojne posten edhe ne lartesi te medha, pa interferenca. Kompania e pare qe ka lejuar celularin ne fluturim eshte nje kompanie nga Arabia Saudite, me pak se nje vit me pare.
Top Channel