Irani, ANEB: Gati per bomben berthamore

20/02/2009 02:50

Irani ka sasine e duhur te uraniumit te pasuruar per te ndertuar bomben berthamore.

Lajmin e ka bere te ditur Agjencia Nderkombetare per Energjine Berthamore, sipas te ciles Teherani ka me shume se nje ton uranium te depozituar ne impiantin e Natanzit.

Sasia e materialit berthamor, disa here me e madhe se ajo e parashikuar ne muajt e shkuar nga ekspertetet nderkombetare, eshte e mjaftueshme per te prodhuar 20 kilogramet e lendes se nevojshme per prodhimin e nje bombe.

Lajmi nga ANEB-i ka ardhur pikerisht ne diten kur SHBA-te kane hapur mundesine e nje dialogu te drejtperdrejte me Iranin.

Top Channel