Durres, stuhia pengon tragetet

20/02/2009 12:50

Per shkak te eres se forte dhe dallgeve deri ne 10 balle ne portin e Durresit eshte pezulluar mberritja e trageteve nga Italia.

Tragetet qe duhet te mberinin sot ne mengjes nga Italia nuk jane nisur nga porti i Barit per kete arsye. Nga komunikimet mes dy kapitenerive përkatëse është mësuar se rreth 300 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj kanë kaluar natën në portin e Barit.

Era e fortë nga veriu përgjithësisht vështirëson lundrimin e trageteve dhe anijeve nga Italia drejt vendit tonë, ndërsa porti i Durrësit është më i ekspozuar nga erërat e jugut, që kanë penguar disa herë lëvizjen e trageteve drejt Italisë.

Në portin e Durrësit vazhdon normalisht përpunimi i anijeve tregtare, ndërsa është bllokuar lëvizja e anijeve të tonazhit të vogël dhe e motopeshkatoreve nga Durrësi.

Top Channel