Defekt nga moti, Malesia e Madhe pa drita

20/02/2009 10:40

Moti i keq ka shkaktuar edhe probleme ne furnizimin me energji elektrike.

Nje defekt ne linjen e tensionit te larte 35 kv ka lene pa energji Malesine e Madhe dhe Velipojen ne qarkun e Shkodres. Sipas informacioneve, energjia mungon edhe ne rrethinat e qytetit verior.

Defekti u shkaktua mbremjen e djeshme, ndersa vazhdon puna per riparimin e tij. Ekipe nga Tirana, Elbasani dhe Rresheni jane angazhuar per rikthimin e energjise per banoret e ketyre zonave.

 

Top Channel