Tyrk: Shqiperia, ne faze te re drejt NATO e BE

19/02/2009 11:50

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u takua sot me presidentin slloven, Danilo Tyrk, i cili po qendron per nje vizite dyditore ne vendin tone.

Kreu slloven u shpreh se Shqiperia eshte ne nje faze te re drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndersa kryetarja e kuvendit theksoi se liberalizimi i vizave mbetet prioritet i maxhorances.

Nje dite me pare kreu slloven theksoi se vendi i tij ka qene ne mbeshtetje te axhendes se Shqiperise per integrimin e saj ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.

“Ne e mirepresim Shqiperine qe te behet anetare me te drejta te plota e NATO-s ne samitin e Strasburgut ne daten 3 prill”, eshte shprehur Tyrk.

 

Top Channel