Raporti i BB perplas palet

19/02/2009 15:30

Qeveria e konsideron te mbyllur debatin per skandalin e Jalit dhe kerkon ndjesen e opozites. (UPDATE)

Nderkohe Partia Socialiste u mbeshtet ne deklaraten e Bankes Boterore te nje dite me pare dhe e cilesoi ate vetem si fillimin e zbardhjes se aferes korruptive, ku eshte perfshire qeveria dhe strukturat e saj.

“Nese do te kishte sadopak pergjegjshmeri, ju duhet te kerkonit falje per te gjithe trillimet dhe genjeshtrat qe keni bere”, u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Nderkohe nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace deklaroi se hetimi po sapo ka nisur dhe ceshtja nuk mund te konsiderohet e mbyllur.

Per te dyja palet komunikata per shtyp e Bankes Boterore ka qene e qarte megjithese ne drejtime te kuderta.

“Askush nga qeveria apo anetaret e zbatuesve te projektit nuk hetohet per korrupsion. Eshte shume e lehte qe te hedhesh balte mbi maxhorancen”, u shpreh Olldashi.

Ndersa deputeti socialist, Taulant Balla, theksoi se paneli i Inspektimit ne BB eshte nje strukture qe ben vetem inspektimin, ndersa ne Shqiperi duhet te nise hetim i mirefillte per ceshtjen.

Nje dite me pare Banka Boterore permes nje deklarate pranoi se me projektin per zhvillimin e nje zone bregdetare ne Shqiperi jane bere gabime serioze. Robert Zoellick president i saj, tha se “që nga menaxhimi i projektit bazë e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankës me këtë projekt kanë qenë me shume se skandaloze”.

Si reagim i Bankës për të ndrequr gabimet e bëra sipas deklarates se saj per shtyp, është hartuar një plan veprimi me një seri masash: rishikimin ligjor rast pas rasti të prishjeve të banesave në zonën e projektit, caktimin e një vëzhguesi të pavarur për monitorimin e këtij procesi dhe pagesën e ndihmës juridike për rishikimin e secilit rast për të cilin janë bërë ankesat.

Top Channel