Itali, operojne shqiptarin, i harrojne hekurin ne bark

19/02/2009 14:10

Nje 74-vjecar shqiptar, i cili u operua ne Itali per shkak te nje kanceri ne stomak, e ka pesuar pas nje harrese te doktoreve qe i bene nderhyrjen kirurgjikale.

Nje skaner qe iu be te moshuarit, zbuloi se ne barkun e tij kishte mbetur nje pllake metalike e madhe.

Dy jave para se te zbulohej gabimi, i moshuari ka vuajtur prej dhimbjeve te tmerrshme dhe kete e konfirmon vajza e tij, Marie.

Ferrik Hasaj, vuan nga kanceri ne stomak dhe ne fund te janarit iu nenshtrua nje operacioni ne nje prej spitaleve italiane…vetem se askush ne salle nuk e kuptoi se ne bark mbeti nje instrument i gjate rreth 40 centimetra, me sakte ishte nje spatul qe sherben per te distancuar organet gjate mbylljes se plageve.

Mjeket nuk e pranojne ta kene kryer nje gabim te tille, madje ata thone se gjithcka ka shkuar mire, ndersa askush nuk vuri re ne fund te operacionit spatulen qe mungonte!

Ceshtja tani ka perfunduar ne duart e avokatit. Marie Hasaj thote se do ta ndjeke kete rast ligjerisht. Nderkohe gjendja shendetesore e te moshuarit mbetet serioze.

Top Channel